Dhjetëra qytetarë kanë qëndruar prej mbrëmjes së djeshme para Kryeministrisë dhe kanë vijuar qëndresën e tyre duke kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe largimin e Edi Ramës.
Për mikrofonin e MCN Tv, ata shprehen se janë të gatshëm për çdo gjë dhe se gjithë shqiptarët duhet të përgatiten për mosbindje civile.
Jam gati për çdo gjë, me 170 mijë lekë pension s’kam çfarë bëj. Në radhë të parë të ikë Rama të bëhet qeveri teknike 2-vjeçare dhe pastaj të fitojë më i përgatituri.
Rama të ikë dhe të bëhet drejtësia për të gjithë. Unë kam ndenjur deri në orën 04:00 dhe erdha sërish. Kam dalë për fëmijët e mi këtu. Do e mbështes diasporë.
Motivi është një dhe i vetëm, largimi i Ramës. Kam qëndruar këtu gjithë natën dhe do të vazhdoj. Është mosbindje civile, të vijnë të gjithë shqiptarët. Populli ka në dorë të bëjë mosbindje civile.



