Donald Trump, i akuzuar për agresione seksuale që e vendosin në vështirësi në fushatën e tij sidomos pas propozimeve vulgare mbi femrat, i cilësoi këto akuza si mashtrime dhe sulmoi drejtpërdrejtë median, që sipas tij vijnë rrotull rivales Hillary Clinton.
“Këto akuza vicioze sipas të cilave kam pasur një sjellje të papërshtatshme kundrejt femrave janë krejtësisht dhe absolutisht të gabuara”, deklaroi kandidati republikan për presidencialet amerikane gjatë një takimi në Florida.
“Këto sulme janë të orkestruara nga Clinton-ët dhe aleatët e tyre nëpër media”, vazhdoi ai.



