Arilena në Athinë, mediat greke jehonë këngëtares shqiptare

Arilena në Athinë, mediat greke jehonë këngëtares shqiptare

Arilena shkon me nëntorin në Athinë. Këngëtarja shqiptare do të këndojë mbrëmjen e sotme në Greqi, ku kënga e saj ka qenë për muaj në krye të klasifikimeve.

Ajo është ftuar në mbrëmjen e veçantë që studioja e njohur Heaven Music po organizon për të festuar 16 vite në tregun grek, por duket se para se të fillojë festa, ajo nuk do të ketë një minutë të lirë nga intervistat që do të japë në mediat greke.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kërkesa dhe hapësirë për një këngëtar shqiptar në këto media. Arilena dhe Nëntori i saj, duket që i kanë rrëzuar barrierat.

Ajo do të japë intervista në Radio Music, një nga radiot më të fuqishme ndërkombëtare të Athinës dhe më pas do të drejtohet në studiot gjigante të medias së njohur MAD TV, ku do të regjistrojë intervistën për televizionin dhe do të japë intervistë live në Radio Mad. Nëntori nis rrugën mbarë për Arilenën!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy