
Studiuesi dhe historiani Marenglen Kasmi, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, foli për fakte të reja historike që ndriçojnë figurën e Princ Vidit, një zgjedhje e Fuqive të Mëdha për të udhëhequr Principatën e Shqipërisë.
Kasmi tha se, përmes kërkimeve të thelluara në arkivat gjermane, ka mundur të sigurojë dokumentacionin më të plotë për historinë shqiptare të viteve 1913-1915, shumë më i pasur dhe i detajuar se ai që njihet nga burimet e brendshme shqiptare.
Princ Vidi është një personazh historik që për gjashtë muaj ka ndikuar në jetën e shqiptarëve dhe në Shqipërisë në tërësinë e ekzistencës së asaj kohë, aq sa mund të quhej.
Ajo që më ka suprizuar është fakti i dokumentacionit që kam gjetur për këtë personazh në arkivat gjermane ndërkohë që këtu nuk trajtohet por nuk mund të flasim për ndonjë dokumentacion voluminoz për të. Ajo që binte në sy është se Shqipëria do të rreshtohej njësoj si disa vende tjera eksperimental siç ndodhi me Greqinë p.sh., ku në sundues i huaj dërgohej për të qeverisur një vend i cili mendohej nga Fuqitë e Mëdha që ishte i ‘paqeverisur’ nga vendasit, pra mosbesimi ndaj faktorit politik vendas.
Të gjithë patriotët shqiptar të kësaj periudhë e përkrahnin atë, sepse e kishin të qartë se pa mbështetjen e fuqive të mëdha, ky vend nuk do zhvillohej dot”.

Sipas historianit Kasmi, vlera historike e këtij dokumentacioni është shumë e madhe. Në të gjenden vlerësime të situatës së përgjithshme të Shqipërisë, pas Shpalljes së Pavarësisë, problemet politike, ekonomike, sociale e kulturore që ka vendi, raportet e tij me vendet fqinje deri te rënia e tij.
Është interesantë se në këtë botim, bazuar në dokumentacionin gjerman, këtë periudhë të historisë nuk vjen vetëm Vidi, por vjen edhe gjendja politike, ekonomike, sociale e Shqipërisë së asaj kohe.
Edhe masa e mirëpriti, por aq shpejt sa e pranojë, po aq shpejt dhe e lëshoi, duhet thënë, sepse shqiptare i varfër dhe i paarsimuar i asaj kohë, menduan se me ardhjen e këtij princi ‘kaurr’, siç e quanin, brenda natës, Shqipëria do të ndryshoj dhe po kaq shpejt e panë që nuk kishte ndryshim për ta thjeshte një ndryshim elite por jo ne thelb.
Pastaj kemi kryengritjen e Shqipërisë së Mesme e cila adresohet kundër Vidit dhe qeverisjes së tij e cila i ka të gjitha dimensionet e brendshme, nisi si një lëvizje, sipas dokumenteve gjermane, e drejtuar fillimisht kundër Esat Pashës dhe përfaqësuesve te tjerë bejlerë, dhe me kalimin e kohës mori një karakter religjioz, një hap më tej, mori edhe karakter politik ndërkombëtar në të cilën u vërtetua u futen edhe Serbia dhe Greqia që u përzien në këtë kryengritje kundër Vidit, dhe u luajt edhe me atë që më vone u quajt periudha e ‘Haxhi qamilit’ në në fakt nuk ka lidhje me Vidin, edhe me atë shprehjen e famshme ‘dum baben’, rivendosjen e një princi mysliman të lidhemi me Turqinë sepse ajo ishte kultura.
Ndërkohë, Vidi mbeti i vetëm në pallatin e tij, i braktisur nga të gjithë. Mbështetja ndërkombëtare u venit me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në qershor të vitit 1914, dhe Shqipëria doli jashtë axhendës politike të Fuqive të Mëdha”.



