Sulaj: Siguria në ambientet e rritjes së shpendëve nuk është 100% (VIDEO)

Sulaj: Siguria në ambientet e rritjes së shpendëve nuk është 100% (VIDEO)

Dekani i Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, Kapllan Sulaj i ftuar në MCN Live, u shpreh se gripi i shpendëve nuk është mbajtur i fshehtë në vend, siç dhe u aludua fillimisht. Sulaj tha se fillimisht dyshohej për virusin laringotracheit infektiv, që u konfirmua në disa shpendë dhe mendohet se ai të ketë qenë së bashku me virusin e shpendëve ndaj dhe kjo krijoi konfuzitet. Më tej Sulaj shpjegon se pas 3-4 ditësh veterinerët konfirmuan praninë e gripit të shpendëve në një kompani në Durrës.

Përsa i përket sigurisë në ambientet e rritjes së shpendëve, Sulaj tha se siguria në to nuk është 100%, ndërsa apeloi që të ruhet karantina e shpendëve për të mos u përhapur më tej.

“Që nga momenti i shfaqjes së rasteve me gripin e shpendëve në Durrës, ka patur reagim të shërbimit veterinar. Në fillim ka pasur një neglizhencë për shkak se nuk ishte identifikuar ende, por nuk besoj se është mbajtur e fshehtë nga bizneset sepse është papërgjegjshmëri e madhe. Ka patur një vonesë sepse është dyshuar fillimisht për laringotracheitit infektiv dhe më vonë është konfirmuar pas 3-4 ditëve rasti i gripit të shpendëve në kompani të mëdha në Durrës.

Në fakt po ti referohemi ambienteve të rritjes së shpendëve mendoj se plotësojnë standardet. Unë dua nga ana teknike të sqaroj që siguri 100% nuk ekziston. Nuk mund të marrim në konsiderat rritjen e sigurt të të gjithë shpendëve në standardë të sigurt.

Se nga ka ardhur shkaku dhe ku janë cënuar siguria në ambientet ku ka ardhur shkaku nuk mund të përcaktohet, sepse duhet hetuar. Edhe po të gjendet shkaku dëmi është bërë kanë ngordhur me 100-ra e mijëra krerë shpendësh. Ajo që duhet të dinë qytetarët është që dinë që duhet të ruhet siguria dhe karantina e shpendëve. Sot jemi në situatën kur gripi i shpendëve është hapur në të gjithë territorin.

Të gjitha shtamet që qarkullojnë të gripit të shpendëve, normal që ka dhe shtane që janë rrezik për njerëzit. Aktualisht në Shqipëri është duke qarkulluar varianti që nuk ka panik për njerëzit. U bëj thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të konsumojnë ushqim shpendësh.”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy