KLP vendos nesër për “fatin” e prokurorit të arrestuar për korrupsion

KLP vendos nesër për “fatin” e prokurorit të arrestuar për korrupsion

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e martë për të vendosur mbi “fatin” e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, i arrestuar për veprën penale të korrupsionit. Mbledhja online e thirrur nga kreu i KLP Ibrahimi do të nisë në orën 11.

Diskutim/miratim i relacionit, për pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të lërë në burg prokurorin Sali Hasa, oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Napolon Hodaj, arbitrin e ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi si dhe dy sekserët, Julian Zera dhe Emiljano Mirani. Në “arrest shtëpie”, u la vetëm zyrtari i klubit sportiv SHS “Përmeti”, Bledar Hajredini.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa së bashku me oficerin e policisë gjyqësore është arrestuar me akuzën e korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy