IKEA kthen mbrapsht subvencionet shtetërore për pandeminë: Ia lëmë kujt ka nevojë

IKEA kthen mbrapsht subvencionet shtetërore për pandeminë: Ia lëmë kujt ka nevojë

Gjiganti botëror i mobiljeve, “Ikea”, do të kthejë mbrapsht subvencionet e marra nga tetë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara në kulmin e krizës së koronavirusit. Kjo sepse situata financiare e saj nuk duket aq kritike sa ishte menduar në fillim. Vendimin e ka njoftuar vetë grupi suedez, duke mohuar, në një kuptim të caktuar, filozofinë e themeluesit Ingvar Kamprad, i cili vdiq dy vjet më parë dhe përherë është cilësuar nga shtypi ndërkombëtar si një njeri që rrezikonte asnjëherë. Vendet nga të cilat kompania ka marrë ndihmë janë Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Irlanda, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara, por shumat nuk janë zbuluar.

"Ikea është në kontakt me qeveritë e nëntë vendeve për të kthyer ndihmën qeveritare që morëm për të mbuluar pagat e kolegëve gjatë kulmit të pandemisë", i tha AFP-së një zëdhënës i Grupit Ingka, i cili administron shumicën e operacioneve të Ikea-s me pakicë.

Tolga Oncu, shefe e operacioneve të shitjes në IKEA, thotë se pritej një ulje e kërkesës me 70-80%, por përkundrazi me rihapjen e dyqaneve, "kërkesa për sende shtëpiake është më e madhe se sa pritej". "Vetëm 10% e biznesit ka humbur dhe kjo ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Rusi, ku ende nuk janë rihapur dyqanet”.  Në janar, IKEA njoftoi mbylljen e të gjitha 30 dyqaneve të saj në Kinë "deri në një njoftim të dytë" për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në mars të vitit 2020, rreth 300 nga 380 dyqanet e saj u mbyllën në të gjithë botën, shumica e tyre u rihapën dhe vetëm 16 mbetën të mbyllura. Vendimi për kthimin e subvencioneve ka habitur jo pak njerëz. Kjo për shkak se themeluesi i kompanisë, Ingvar Kamprad, djali i një rojtari pyjesh që bëri një pasuri që përllogaritet rreth 18 miliardë euro, ka udhëtuar gjithmonë me metro dhe fluturonte me “EasyJet”. Ai njihet për maksimën: “Më mirë të më marrin për njeri që ka frikë të rrezikojë sesa t’i hedh paratë nga dritarja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy