Byreku shqiptar në Netflix, sipërmarrësi: Producenti tha se ky do kishte qenë mëngjesi im çdo ditë

Byreku shqiptar në Netflix, sipërmarrësi: Producenti tha se ky do kishte qenë mëngjesi im çdo ditë

Sipërmarrësi nga Kroacia Valdet Akiki, flet për dokumentarin e plotë që Netflix i dedikoi byrekut shqiptar.

Ai rrëfeu në emisionin “Zgjohu me MCN” se ndodhen që në vitin 1983 në Split të Kroacisë, në pjesën e vjetër të qytetit dhe turistët që vijnë janë shumë të interesuar për të provuar diçka tradicionale.

Drupal Ad

Gjyshi me vëllezërit e vetë ka qenë prej kohësh në trevat kroate, në vitin 1983 vendosën të hapin një dyqan byrekësh në Split.

Unë jam brezi i tretë që trashëgoj lokalin. Mbajmë të njëjtën recetë që nga gjyshi.

Turistët kur vijnë në çdo qytet kërkojnë diçka më tradicionale për ta provuar. Ata që e kanë provuar njëherë rikthehen.

Tani që doli dokumentari në Netflix, është rritur interesi për të hapur dyqane të tjera.

Turistëve ua shpjegojmë që byreku është ballkanik, nuk është kroat. Këtu në Kroaci më shumë hanë byrekun me gjizë, ndërsa turistët i provojnë të gjitha.

Kemi gjashtë lloje byreku, me gjizë, mish, spinaq me gjizë, patate, patate mish dhe me mollë.

Produksioni i Netflix ka bashkëpunim me një produksion kroat dhe ata caktojnë qytetet ku do realizojnë projektin.

Produksioni kroat sheh se kush janë notat më të mira dhe fatmirësisht kemi qenë dhe ne. Ishte kohë pandemie, 2021 kur u regjistrua.

Producenti e provoi byrekun dhe në video tha, se ky do kishte qenë mëngjesi im për çdo ditë. Jemi punë familjare, punojmë familjarisht.

Punoj unë, vëllai dhe çuni i xhajës. Shesim rreth 400-450-500 byrekë në ditë.

Një byrek me mish është 3.3 euro, ndërsa të tjerët 2.7 euro. Byreku ka recetën e vetë dhe ai sekret nuk tregohet.

Por brumi duhet të pushojë. Kam mbaruar për juridik, por zgjodha të vazhdoja trashëgiminë familjare të byrekut.

Për momentin po mendojmë të hapim një lokal tjetër në Split dhe në qytete të tjera të Kroacisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy