Finlanda e gatshme të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Finlanda e gatshme të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Finlanda është e gatshme të mbyllë pikën e saj të fundit kufitare me Rusinë nëse Moska vazhdon t’i “shtyjë” emigrantët.

Kështu është shprehur kryeministri Petteri Orpo, sipas mediave të huaja.

Ne kemi mbyllur të gjitha stacionet tona kufitare në kufirin lindor, përveç njërit dhe jemi gati të mbyllim të fundit nëse është e nevojshme”, u tha Orpo gazetarëve në Helsinki. 

Finlanda po mbron kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe kufirin e NATO-s. Ne nuk do të lejojmë që ky fenomen të vazhdojë”, shtoi ai.

Finlanda ka parë një rritje të azilkërkuesve që hyjnë pa viza përgjatë kufirit të saj prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, me rreth 800 kalime që nga gushti.

Emigrantët janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy