Katastrofë mjedisore në një prej destinacioneve më të bukura të planetit

Katastrofë mjedisore në një prej destinacioneve më të bukura të planetit

Sikur të mos mjaftonte koronavirusi, turizmi në një prej destinacioneve më të preferuara në planet kërcënohet edhe nga ndotja ambientale.

Një sasi e madhe nafte po ndot dhe po dëmton ujërat e kristalta të ishullit Mauritius, në brigjet e Afrikës Lindore.

Karburanti po rrjedh nga anija japoneze Wakahisho. Imazhet satelitore tregojnë shkallën e përhapjes së njollës së zezë, rreth 4 000 tonë karburant që rrjedh nga cisterna.

Kryeministri Pravind Jugnauth ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore edhe sepse ishulli i Oqeanit Indian mund të mos ketë burimet e nevojshme për të përballuar fatkeqësinë.

Anija u bllokua në një gumë koralesh në ishull më 25 korrik dhe ekuipazhi i saj u evakuua. Anija është në pronësi të një kompanie japoneze, por e regjistruar në Panama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy