Vizita e Kurtit, Andoni: Takim informues për marrëveshjen e Ohrit, Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën ndaj Serbisë (VIDEO)

Vizita e Kurtit, Andoni: Takim informues për marrëveshjen e Ohrit, Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën ndaj Serbisë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet sot për një vizitë në Tiranë. Analisti Ben Andoni në një intervistë për MCN TV tha se e sheh më shumë këtë takim si informues për të gjithë marrëveshjen e Ohrit.

Ai tha se Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën ndaj Serbisë dhe se kjo e fundit ka nevojë për ndihmën e Tiranës diplomatike.

Mesazhi kuptohet që është njohja e Tiranës me gjërat e paditura ende me marrëveshjen e Ohrit pasi një pjesë e marrëveshjes është ende e paqartë dhe për vetë faktorin e Kosovës. LDK dhe PDK kundërshtojnë por s’kanë nxjerr njëlloj varianti alternativ për atë që shohin me marrëveshjen në fjalë. Duket se takimi i Tiranës për Kurtin është informues për të gjithë marrëveshjen sepse Tirana është jo vetëm aleate, por vendi amë dhe nga ana tjetër është një marrëdhënie institucionale, sepse Shqipëria dhe Kosova nga ana isntitucionale kanë pasur pak marrëdhënie të ngrira.

Në vijim ai shtoi se në këtë moment ku është Kosova, Kurti bashkë me Ramën do duhet të bashkërendojnë shumë gjëra për të ardhmen e të dy vendeve por dhe për integrimin e Kosovës me ndihmën e Tiranës.

Tirana duhet t’ja bëjë sa më të lehtë udhëtimin Kosovës për marrëveshjet e saj. Pra takimi i sotëm me informacionet që kemi dhe logjikën është pjesë informues dhe e dyta është ajo që Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën për këtë hap të mëtejshëm sepse Kosova pothuajse ka rënë tërësisht duke u dakordësuar për planin franko-gjerman. Tirana është vendi amë për Kosovën duan apo jo kosovarët. Çdo ndryshim që ndodh në Kosovë ka pasoja dhe në Tiranë dhe hapi parë i Kurtit është hapi logjik që ka raportuar në kuvendin e vetë dhe hapi i dytë që të bëjë të njohur marrëveshjen dhe të bëjë ndikues edhe faktorin shqiptar.

I pyetur se si i sheh përballjet Veliaj- Këlliçi në Tiranë, Sako- Cara në Durrës dhe Boçi-Llatja në Elbasan, Andoni tha se e vetmja bashki që ka avantazh PD është Durrësi, pasi e sheh Igli Carën kandidat me potencial.

Besoj se e vetmja bashki ku PD mund të ketë një avantazh është ajo që lidhet me Durrësin. e para se Durrësi ka kaluar në problematika të mëdha pas tërmetit, e dyta për shkak të mosnjohjes mirë të megaplanit për ndryshimin e portit të Durrësit dhe nga ana tjetër nga sensi i durrsakëve për të bërë një ndryshim. Duket se mbështesin zotin Cara sepse është një kandidat me potencial. E shoh të vështirë në Tiranë e para sepse fushata e PD ka nisur shumë vonë dhe ka mjete që si përgjigjen dot piarit që bënë Veliaj. Ndërsa për Elbasanin e shoh të vështirë me Boçin.  Ndërsa në Shkodër besoj se shkodranët do votojnë ashtu sikurse votojnë shkodranët kundër socialistëve. Për mua do ishte më mirë të mbështesnin një kandidat të pavarur të demokratëve se sa një kandidat të maxhoranbcës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy