
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha të hënën se 27 shtetet që mbetën në bllok pas largimit të Britanisë duhet të jenë gati për një Brexit pa marrëveshje, një skenar që ai tha ishte "më i mundshëm se kurrë më parë".
”Me përgjegjësinë që na karakterizon, ne duhet ta përgatisim BE-së për një skenar pa marrëveshje, që ka më shumë gjasa se kurrë”, shkruan Tusk në ftesën e tij drejtuar liderëve europianë, e publikuar sot në darkë, duke kërkuar për ”të mos hequr dorë”.
Gjatë një takimi informal në Salzburg në mesin e shtatorit, liderët e BE-së shprehën dëshirën për arritjen e një marrëveshjeje në tetor,
Tusk tha se të gjitha partitë duhet të bëjnë çmos për të arritur një marrëveshje, duke shtuar se ai e kishte ftuar kryeministren britanike Theresa May që t'i drejtohej 27 kolegëve të saj në të mërkurën në mbrëmje, ditën e parë të samitit dy-ditor të krerëve të BE.
Pengesa në negociata ka rritur mundësinë që Britania të largohet nga blloku pa një marrëveshje "Brexit", e cila mund të shkaktojë ndërprerje të tregtisë dhe të vonojë lëvizjen e mallrave.



