Kreu i Omonia-s në Himarë, Fredi Beleri, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.
Beleri thekson se ka 60 vjet që e drejta e pronës nuk po zbatohet në Himarë. Ai vë në dukje se gjërat janë përkeqësuar gjatë 8 viteve të qeverisjes Rama.
Të gjithë i njohim këto probleme. Problemi është si të bashkohen dy qeveritë me komunitetin që të drejtat të avancojnë. E drejta e pronës ka 60 vjet nuk po zbatohet në Himarë. E drejta e deklarimit nuk po zbatohet. Problemet janë të njëjta nuk do themi ndonjë gjë të re sepse nuk ka të reja.
Qeveria e sotme ia hedh qeverisë së mëparshme, justifikime që nuk mund të bëhen të besueshme. Gjërat janë përkeqësuar më qeverinë Rama, qoftë në çështjet e pronës, qoftë në çështjet e komunitetit himariot. Nuk besoj që pa bashkëpunim mund të zgjidhen këto probleme”.



