Gjykata lë në burg Jorgo Goron! Banorët e Himarës: Arrestim i drejtë, i takon drejtësisë

Gjykata lë në burg Jorgo Goron! Banorët e Himarës: Arrestim i drejtë, i takon drejtësisë

Gjykata e Posaçme caktoi masën arrest me burg për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre për tjetërsim të pronave në bregdet, për llogari të investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Në Gjykatë u paraqitën edhe ish-drejtori i Kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristi, Vezir Gjikoka, kurse drejtori i Bashkisë Himarë, Jerasimo Bashi dhe qytetari që falsifikoi dokumentet e pronës për tia shitur Gaçit, Stavri Mëhilli janë ende në kërkim.

Në përfundim të seancës, Gjikoka u la në arrest shtëpie, kurse Aliajt iu ndryshua masa në detyrim paraqitje.

Himara tashmë ka mbetur pa kryebashkiak, me të zgjedhur Beleri dhe atë në detyrë, Goro, të dy në burg. Banorët për MCN kanë qëndrime të ndryshme për këtë lëizje të fundit të SPAK, ndërsa nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë pasardhësi në krye të Bashkisë së Himarës.

Për anëtaren e Këshillit Bashkiak të Himarës nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Silva Burbo, opozita është e vendosur që të presë betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur të Himarës, ndërsa deri në atë moment në krye të Bashkisë të komandohet një këshilltar opozitar.

Të premten mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës që do të caktojë kryebashkiakun në detyrë të Himarës. Këshilltarët e Partisë Socialiste në këtë bashki po përgatitin skenarin për t'ia kaluar detyrën për 6 muaj një prej nënkryetarëve të Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikurisë ose Blerina Balës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy