Arratisja e Daut Lazës nga burgu i Shënkollit/ Arrestohen tre punonjës të burgut

Arratisja e Daut Lazës nga burgu i Shënkollit/ Arrestohen tre punonjës të burgut

Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze.

Siç raporton korrespondenti i MCN nga Lezha, burimet njoftojnë se, pas analizimit të situatës dhe kryerjes së veprimeve hetimore, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar tre punonjës të IEVP Shënkoll. Ata janë: Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha, e cila është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur pas ndalimit.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazës ata kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara nga ligji.

 Pavarësisht kontrollove dhe shpërblimit prej 10 mijë eurosh për informacion mbi arratisjen, policia ende nuk ka arritur të gjejë 49-vjeçarin, i cili u arratis nga qelia ditën e djeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy