Studimi: Vaksina e gripit ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru me 34%

Studimi: Vaksina e gripit ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru me 34%

Vaksina e gripit , përveç mbrojtjes kundër gripit të zakonshëm, do të reduktonte ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditja në tru. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të ri të kryer nga studiues nga Universiteti i Torontos.

Për të kryer studimin, të publikuar në faqet e revistës së specializuar JAMA NETWORK OPEN  , ekipi i studiuesve analizoi rezultatet e gjashtë provave klinike në të cilat ishin përfshirë rreth 9 mijë njerëz me një moshë mesatare 65 vjeç. Gjysma e kampionit kishte marrë vaksinën kundër gripit. 

Duke analizuar të dhënat mjekësore të pjesëmarrësve, studiuesit vunë re se në vitin pas vaksinimit, një shkallë e sëmundjeve kardiovaskulare prej 3.6% u regjistrua midis të vaksinuarve kundrejt 5.4% tek të pavaksinuarit, me një reduktim relativ në 34% rrezik. Nga kjo rezulton, sipas përllogaritjeve të studiuesve, se për çdo 56 persona të vaksinuar shmanget një ngjarje kardiovaskulare.

Analiza zbuloi gjithashtu se ndikimi i vaksinimit  duket të jetë edhe më i madh tek individët që kishin pasur më parë probleme kardiovaskulare në të kaluarën. Midis tyre, ulja e rrezikut do të ishte 45%, dhe vaksinimi do të ishte në gjendje të përgjysmonte probabilitetin e vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare në vitin pas administrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy