Eksperti ushtarak Clarke: Ukraina po ‘poshtëron’ Rusinë në fushën e betejës

Eksperti ushtarak Clarke: Ukraina po ‘poshtëron’ Rusinë në fushën e betejës

Ukraina po e "poshtëron" Rusinë në fushën e betejës dhe po "fshin dyshemenë me ta për sa i përket opinionit botëror", thotë një ekspert ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Prof Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, thotë se: "Rusët po bëjnë pothuajse çdo gabim taktik që është e mundur të bëhet".

Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai shpjegon: "Ato [trupat ruse] duken si forca që ishin krejtësisht të papërgatitura, që nuk kishin menduar se si mund të dukej një fushë e madhe beteje. Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme mjaft efektive tani. Rusët po humbasin shumë pajisje dhe trupa."

Prof Clarke thotë se Ukraina ka një sistem komandimi dhe kontrolli në fushën e betejës "standard i NATO-s", i ndërtuar me ndihmën e vendeve të NATO-s që nga viti 2014.

Sulmi në një fabrikë të mirëmbajtjes së avionëve në Lviv këtë mëngjes e bën të qartë se rusët po shkojnë drejt infrastrukturës që po mban në ajër avionët ukrainas, thotë ai.

Goditja e qytetit perëndimor vetëm 70 km nga kufiri polak është gjithashtu "një përpjekje për të frikësuar Perëndimin që të mos ndihmojë ukrainasit aq sa kanë qenë ata", shton ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy