Efiçenca e energjisë/ Haxhimali: Ligji i ri të jetë më i saktë dhe i orientuar. Objektet që s’e kalojnë testin të mos shemben

Efiçenca e energjisë/ Haxhimali: Ligji i ri të jetë më i saktë dhe i orientuar. Objektet që s’e kalojnë testin të mos shemben

Qeveria shqiptare ka përgatitur ligjin i cili nga 2028 parashikon që çdo objekt të kaloj në testim të efiçensës së energjisë elektrike. Eksperti i pushtetit lokal dhe drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, tha në një intervistë për emisionin "Fact Chek" të gazetarit Arsen Rusta që ligji duhet të jetë më i saktë dhe më i orientuar sa i takon fokusit. Ai është skeptik se si mund të arrihet objektivi i ligjit deri në vitin 2028. Haxhimali thekson që edhe objektet që nuk e kalojnë testin e efiçencës së energjisë nuk duhet të shemben. 

Ligji apo drafti që po qarkullon duhet të jetë më i saktë, më i orientuar drejtë se ku duhet ta ketë fokusin. Synimi i ligjit është efiçenca e energjisë, të kursehet energjia. Praktika e Bashkisë së Tiranës ka qenë e minimizuar, por ka qenë e mirë. Ajo që kam merak është e lidhur me peizazhin e infrastukturës, peizazhin që kanë ndërtesat në bashkëpronësi. Një pjesë e madhe e pallateve, ndërtesave, janë shumë të amortizuara të vjetra, i kanë të mbuluara tarracat me cisterna, tubacione, kanalizime, tela, që kanë krijuar një qytet të pasigurtë, kanë prishur pamjen. Qëllimi i pr.ligjit është që edhe ndërtimet e reja kanë filluar të bëhen me efiçencë të energjisë.

Në 2026-ën bëhet fjalë për objektet publike, dhe në 2028-en për objektet private, por është një infrastrukturë që është shumë e vështirë që t’i përshtatet efiçenës së energjisë. Jam skeptik si mund të arrihet kjo deri në 2028. Në Tiranë kemi 6000 objekte me bashkëpronësi, pallatet e para viteve 90’, një pjesë e tyre e kanë të vështirë t’i rezistojnë kësaj veshje. Kërkon mjaft kapacitete, inspektime, burime. Hapi është i mirë, madje ne jemi të vonuar, politikbërja jonë duhet ta kishte kapur vite përpara. Ne dhe institucionet, bashkia apo entetet e tjera duhet të investojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve, çfarë është e përbashkët, është e përbashkët, të kuptojnë bashkëpronësinë. Nuk po investohet sa duhet.

Ka administratorë për pallatet, për energjinë, që krijon një lloj mbivendosje. Do t’u sugjeroja politikbërësve që pr.ligji për bashkëpronësinë dhe sistemin e energjisë të shkrihen në një. Inspektimet qoftë për efiçencën e energjisë, qoftë ashensorët dhe mirëmbajtjen duhet të jenë një trung i vetëm. Diçka duhet të paguajnë edhe qytetarët, sepse rritet vlera e pronave, kanë më shumë komoditet. Nëse një objekt s’e kalon testin e efiçencës së energjisë, s’do të thotë që duhet të prishet. Siguria sizmike është futur kot në këtë draft sepse ka një tjetër kuadër ligjor për kushtet sizmike. Fati i objekteve që s’kalojnë testit s’duhet të jetë shembja. Bashkitë duhet të gjejnë burime alternative, t’u ofrojë mundësi që ta sigurojë efiçencën e energjisë, por qytetarit s’duhet t’i cenohet kurrë e drejta nga këto kondicione".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy