Është shtyrë seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish- kryeministrit Sali Berisha, në kundërshtim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live u shpreh se shkak për këtë është bërë firmosja e fletthirrjes pasi sipas gjykatës njoftimin për senacën e datës së stome e ka firmos Argita dhe jo Berisha.
Vetë Berisha nuk është i pranishëm në sallë por u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.
Në përfudnim të senacëns avokati Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se seanca u shty për në datën 8 shkurt, ndërsa shtoi se qëndrimi që u mbaj sot ishte me “shtatë standarde”.
Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, kërkesë e cila nuk merret aspak në konsideratë.
Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimin. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata. Në kohën e marrjes së masave, ishin të pa komunikuara dhe i quanin të komunikuara. Seanca u shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë.
Sali Berisha është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal



