Është tensionuar sërish situata në Kuvendin e Kosovës. Këtë të enjte deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjelles në Parlament. Ashtu siç u paralajmërua një ditë me parë nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli të gjithë deputetët i janë nënshtuar një kontrolli të rreptë para fillimit te seances por përsëri nuk është evituar tensionimi i situatës. Nga informacionet e deritanishme rezulton se gazi lotsjellës është hedhur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.



