Tomorri: Kjo qeveri është sovrane sa u takon koncesioneve, vendos siç do vetë (VIDEO)

Tomorri: Kjo qeveri është sovrane sa u takon koncesioneve, vendos siç do vetë (VIDEO)

Lidhur me dy kontratat koncensionare, Iceneratori i Tiranës dhe Ruga e Kombit, gazetari ekonomik, Klodian Tomorri, përmes Skype në edicionin e lajmeve në TvT, shprehet se qeveria nuk ka kursyer në këto dy kontrata. Sipas Tomorrit, me gjithë sugjerimet e mëhershme të FMN-së, që kontratat të pezullohen për një kohë deri në forcimin e kuadrit ligjor, në këto raste, qeveria nuk i ka marrë në konsideratë asnjëherë.

“Qëndrimi i FMN ka qenë i hershëm për pezullimin deri në një kohë, deri në forcimin e kuadrit ligjor, të të gjitha koncesioneve të reja, por ky sugjerim nuk është marrë në konsideratë asnjëherë nga qeveria, ju e shikoni që herë pas herë shpiken kontrata të reja koncensionare të cilat hidhen fillimisht si ide e me pas materializohen duke i sjellë buxhetit një faturë tepër të lartë. FMN jep mendimet e saj, por qeveria është sovranë dhe vendos si të dojë vetë. Në rastin e koncensioneve, kjo qeveri do të mbahet mend si qeveri e cila ka koncensionuar më shumë vepra apo shërbime publike më shume se çdo qeveri tjetër në Shqipëri”.

Tomorri shpjegon se dy kontrata në fjalë, ishin të vetmet që nuk u preken nga shkurtimet buxhetore, dhe me gjithë kostot e izolimit në kohë pandemie, qeveria po merr përsipër të paguaj të gjithë faturën e koncesionit.

“Çështja e iceneratorit të Tiranës i referohemi faktit se kjo kontratë ishte ndër të vetmet që nuk u prek nga shkurtimet buxhetore, apo nga caktimet e pagesave që diktoi situata e vështirë ekonomike nga pandemia. Në fakt ajo që ka ndodhur me pagesat e inceneatorit është e tillë, dikush në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë i ekzekutoi pagesat, pra i bëri fakt të kryer menjëherë pasi qeveria nisi procesin e shkurtimeve, dhe mendoj se kjo është një çështje e cila duhet hetuar, pasi bëhet fjalë për shpenzime të konsiderueshme, në një kohë kur buxheti është në njërën nga situatat më të vështira retorike. Përsa i takon rritjes së pasgesave të Rrugës së Kombit, buron nga kontrata koncesionare, sepse kontrata ëshët miratuar në atë mënyrë që kur në rrugë nuk ka makina, nuk ka trafik, atëherë është qeveria shqiptare ajo që plotson diferencën , pra sipas koncensionit, buxheti i shtetit ka marrë përsipër të garantoj një trafik të caktuar vjetor në koncensionin e Rrugës së Kombit, në qoftë se këto makina, ky nivel trafiku nuk plotësohen, atëhere buxheti paguan diferencën. Për shkak të pandemisë, nuk ka pasur lëvizje dhe tani buxheti po merr përsipër të paguajë të gjithë faturën e koncesionit”.

Sa i takon koncesioneve të tjera, në anlizën e tij, Tomorri, shpjegon edhe për një kontratë tjetër koncesionare, e cila poashtu favorizon të fortët, siç është marrja e sipërfaqeve të mëdha të tokave nga baza navale e Sarandës.  

“Bëhet fjalë për portin e Limionit, në Sarandë, i cili është port jahtesh, ky koncension ka një histori se iu dha fillimisht një kompanie me qera dhe më pas u ndryshua dhe janë dy kompani, është grupi "Kastrati", është edhe kompania e biznesmenit Dulaku,  të cilët e kanë marrë koncensionin e porteve të jahteve në Sarandë, në fakt ky koncension nuk është asgjë tjetër pos një e drejtë apo licencë ekskluzive për të shitur naftë te jahtet, sepse aty nuk ka port të mirfilltë, dhe ajo që ndodh në Shqipëri me pikat tatimore për jahtet është e turpshme. Sot Shqipëria ka një realitet fiskal ku takson me 1500 lekë të vjetra çdo litër naftë, përfshirë edhe naftën që përdorin ambulancat, por ndërkohë nafta që ne u shesim jahteve, është pa asnjë taksë, është e përjashtuar nga të gjitha taksat, nga të gjitha detyrimet tatimore dhe çfarë ka sjellë faktin që miliarderë të vijnë në Shqipëri kryesisht nga jashtë ose pasanikët që zotërojnë jahtet në Shqipëri e blejnë karburantin për të lundruar me jahtet e tyre, me 500 lekë të vjetra, ndërkohë që ambulanca e blen karburantin me 1600 lekët të vjetra, për shkak se pjesa dërrmuese e këtij çmimi është taksë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy