Ky është ish-agjenti special i policisë greke vrasësi i Kasmit. Reagon ministri Xhafaj: Operacion i shkëlqyer (FOTO)

Ky është ish-agjenti special i policisë greke vrasësi i Kasmit. Reagon ministri Xhafaj: Operacion i shkëlqyer (FOTO)

Ky person që shikoni në foto është vrasësi me pagesë, i cili akuzohet për ekzekutimin e Devi (Defrim) Kasmi, mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit, ekzekutori 41-vjeçarit është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymious 41 vjeç, ish-agjent special i Policisë Greke në periudhën 1992-2012 dhe është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e kryeqytetit. 

“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, sepse është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.

Policia tha se në momentin e arrestimit atij iu gjeten edhe parate qe kishte marre si shperblim per vrasjen. Efthymious rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge, ndaj edhe ishte perjashtuar nga forcat speciale greke.

Ndërkohë për arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili vlerësoi operacionin e arrestimit të autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Devi Kasmi. Në një postim në "Twitter", Xhafaj falenderon edhe prokurorinë për bashkëpunimin, duke shtuar se është i bindur për rezultate të tjera pozitive.

"Operacion i shkëlqyer: Identifikim & arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorisë Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive", shkruan Xhafaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy