Po zhvillohet sot në Apelin e GJKKO seanca e parë për Fredi Belerin, ku ai kërkon pafajësinë.

Seanca pritet të shtyhet, shkak është afati i shkurtër i njoftimit nga Apeli i GJKKO, lidhur me seancën.
Kujtojmë që mbrojtja e Belerit ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Prej afro 20 minuta në Apelin e GJKKO ka nisur seanca pa praninë e personit që kërkon pafajësi, po nëpërmjet një deklarate, Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ende i pabetuar dhe pa marrë detyrën zyrtarisht. Pa vendimit në datën 5 mars 2024 ku trupa gjykuese vendosi 2vite dënim, për korrupsion zgjedhor, dhe 5 vite heqjen e të drejtës për të ushtruar vendime publike, sot Fredi Beleri kërkon pafajësi. Përmes avokatëve të tij Beleri kërkon shtyrjen e seancës, me argumentin se koha ka qenë e pamjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Nëse Apeli do ta lërë në fuqi këtë vendim pritet që Presidenca të shpallë një datë të re zgjedhjesh".



