Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për fitoren e kandidatit demokrat në Bashkinë e Kavajës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha shkruan se nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.
“Lajm i mrekullueshëm nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mija më të përziemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!
Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë”, shkruan Basha.



