Digjet një dyqan në Gjirokastër

Digjet një dyqan në Gjirokastër

Një dyqan është djegur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, raporton korrespondentja e Mcn Tv në këtë qytet.

Ka qenë ora 02:22 kur u pikasën flakët e zjarrit në katin e parë të një pallati pranë shkollës së mesme pedagogjike “Pandali Sotiri” te dyqani “XL”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës me 4 efektivë. Zjarri ishte në katin e parë të pallatit të një banese të përshtatur për dyqan, brenda të cilit u dogjën orendi shtëpiake, si kanape, krevat, mikrovalë, etj.

Zjarrfikësja ndërhyri duke hedhur ujë, derisa u bë e mundur izolimi dhe fikja e plotë e zjarrit. Objekti ishte në pronësi të Bilbil Graçit, i cili e kishte dhënë me qira tek Edmond Lakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy