
Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock donte të frikësonte britanikët për të siguruar respektimin e kufizimeve të qeverisë për Covid-19, zbuluan një sërë mesazhesh të rrjedhura.
Regjisori Kastriot Çipi, duke folur në emisionin “Arnautistan” kritikoi ish-kryeministrin Boris Johnson, duke u shprehur se ai bënte orgji me festa, ndërkohë që njerëzit po vdisnin nga Covid-i.
Na thanë që njerëzit ecin në rrugë dhe bien të vdekur, na dhanë edhe xhirime të kamerave të sigurisë në Kinë, një sëmundje që s’kishte kurë trajtimi...Unë se kam besuar kurrë. Por nëse ti më ke detyruar të mbyllem në shtëpi, ndërkohë që t’i bredh nga qyteti në qytet, se nuk e kishte as në qytetin e vet të dashurën...Kur u detyrua të japë dorëheqjen, nuk e edha se shkeli rregullat e Covid-it, por sepse për moralin e Partisë Konservatore quhej e tepër, sepse ishin të dy të martuar me fëmijë. Nuk u mor njeri me faktin që ky shkeli rregullat e Covid-it. Boris Johnson bënte orgji për vete! Nëse mbledh 100 veta në kabinetin e kryeministrin dhe bën festë me pije! Si lejon ti të mblidhen 100 veta të bëjnë parti, ndërkohë që të tjerët po vdesin! Ky ishte ministër, e motra ka fituar një tender për pajisjet e Covid-it. Vet Hancock 20 për qind aksioner. Vihet nën hetim dhe cili është përfundimi, nuk e dinte, dhe meqë nuk e dinte s’ka konflikt interesi.



