LAJMI I FUNDIT/ Vrasja e Elton Çiços tek “De Niro", vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi

LAJMI I FUNDIT/ Vrasja e Elton Çiços tek “De Niro", vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi

Dorëzohet në polici Renato Milloshi, i cili dyshohet të jetë bashkëpuntor në ekzekutimin e Elton Çiços. Ngjarja në fjalë ndodhi në 1 maj të vitit të kaluar, në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90.

Renato është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë. 36-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive.

Çiço u ekzekutua brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë as duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bën të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Renato Milloshi u dorëzua dhe Jani Alia, vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Policia.

Të dy këta persona janë dy autorët e dyshuar dhe sipas policisë janë persona me precedent të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.

Renato është djali i ish-kreut të komunistëve Hysni Milloshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy