Ndëshkimi i Vetëvendosjes në zgjedhje, Krasniqi: Politika e Kurtit e gabuar

Ndëshkimi i Vetëvendosjes në zgjedhje, Krasniqi: Politika e Kurtit e gabuar

17 komuna në Kosovë tashmë e kanë një fitues, ndërsa 21 të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të balotazhit. Dy janë surprizat: Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, e cila nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e pare dhe fitorja në 9 nga 10 komuna që kandidonte e Listës Serbe.

Analisti nga Kosova Milazim Krasniqi në një lidhje skype në studiojn e lajmevbe në MCN TV u shpreh se Vetëvendosje u ndëshkua për një sërë arsyesh ndër të cilat përmendi se dobësia në qeverisjen e pushtetit vendor, në menaxhimin e pandemisë, por edhe ndërhyrja e Kurtit në Shqipëri për zgjedhjet sipas tij ka lënë një shije të keqe te votuesit.

Sipas Krasniqit Vetëvendosje duhet të eliminojë arrogancën në komunikim dhe i duhet një politikë pragmatike sepse Kosova ka një sërë problemesh të mëdha ekonomike, sociale me Serbinë. Sa i përket ngritjes së Listës Serbe në këto zgjedhje, ai deklaroi se ky është një problem i madh, pasi me këtë fitore rritet rreziku për proklamim i komunave serbe, ndërsa shtoi se kjo ka ardhur edhe si rezultat i politikave aventuriere të Kurtit.

Intervista e plotë

1-Z. Krasniqi, e nisim nga Vetënvendosje. Strategji e gabuar, kandidatët jo të duhur, mungesë vizioni, çfarë ndodhi që u përball me këtë rezultat kaq të ulët?

Vetëvendosje ka treguar dobësi në qeverisjen e pushteti vendor. Ka pasur dobësi në menaxhimin e pandemisë, për politikat e gabuara dhe kjo ndërhyrja në Shqipëri për zgjedhjet ka lënë shije të hidhur. Problemi me targat në qeveri që e çoi vendin në prag lufte ishte e rrezikshme. Këto kanë krijuar një refuzim të çuditshëm te votuesit e VV dhe publiku dhe rezultati i saj është dëshpërues sepse ka humbur gjysmën e elektoratit të shkurtit. Ata duhet të eliminojnë arrogancën në komunikim dhe ju duhet një politike pragmatike sepse Kosova ka probleme të mëdha ekonomike, sociale, në raport me Serbinë pra kërkohet një politikë pragmatike dhe jo aventuriere.

2-Ndërkohë, PDK ka rezultuar partia opozitare me performancën më të mirë në këto zgjedhje, duke fituar në raund të parë 5 komuna. Si e vlerësoni këtë performancë?

E kam të vështirë të flas për këtë parti sepse dhe im bir është nw krye tw saj, Memli Krasniqi. Jemi të lumtur për rezultatin sepse partia demokratike pas krizës që la pas, ka pasur një periudhë të vështirë por tani me reformat e vështira kanë arritur të stabilizohen. Ka pasur kandidatë të mirë një nga çelësit më të mirë. Dhe ky është mesazhi, se nëse partitë reformohet dhe gjejnë figura të pakorruptuara atëherë vota e qytetarëve u shkon dhe mendoj se tashmë PDK ka dalë nga ajo krizë e dikurshme.

3-Çfarë e ka bërë listën Serbe të jetë kaq domonuese ne pushtetin lokal?

Po padyshim ky është një problem i madh. Serbët nuk janë të integruar tamam në institucionet e Kosovës. Lista serbe është pa konkurrencë sepse atje dhe janë vrarë dhe terrorizuar konkurrentët e saj. Nga ana tjetër politikat aventuriere të Kurtit kanë shkaktuar një homogjenizim të komunitet serb atje. Ata kanë pasur një dalje masive atje dhe kanë fituar me shifra të frikshme dhe kjo është një gabim i politikave të Kurtit. Problemi mbetet se me këtë fitore rritet dhe më shumë rreziku për proklamim i komunave serbe si ajo shpata që rri mbi kokë.

4-21 komuna në balotazh  dhe 17 komuna nxorën kandidatin fitues, çfarë pritet në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve?

Unë pres që të ketë marrëveshje mes partive opozitare. VV do e ketë të vështirtë të kaloj këtë barrierë politike por nëse mbetet e vetmuar do humbë komunat e mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy