Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama krah Manastirliut: Radha e saj të udhëheqë Tiranën

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama krah Manastirliut: Radha e saj të udhëheqë Tiranën

Vetëm 24 orë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, së Erion Veliajt si kryebashkiak, Kryeministri Edi Rama u shfaq në selinë rozë në krah të kandidates së shpallur prej tij për t’i zënë vendin, Ogerta Manastirliut.

Në një takim të titulluar “Partia Socialiste” për Tiranën, ai nuk la pa përmendur as Veliajn, duke thënë se fitoi tre herë përballë rivalëve opozitarë.

Por sipas tij, Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokë këputur.

Rama tha se tani është radha e Manastirliut që të udhëheqë Tiranën dhe se përballë saj cilido qoftë kandidati opozitar, nuk ka rqëndësi.

Pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqytetit.

Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për bashkinë Tiranë. Janë llomotitur shumë gjëra me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi.

Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokë këputur. 

Për procesin e drejtësisë janë tema që nuk ndërhyjmë dot si palë. 

Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është që një histori drejtësia plot pikëçuditëse dhe pikëpyetje që nuk dihet sa do zgjasë, të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin e Shqipërisë dhe punët e tij. 

Sot krahas punëve të tjera të nisim punët për zgjedhjet në Tiranë, me kandidaten e duhur, vizionin, ambicien, me organizimin dhe mbështetjen e duhur do marrim rezultatin e duhur. 

Kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen e familjes sonë të madhe politike.

 Është radha e saj të udhëheqë Tiranën, me ambicien dhe qartësinë që e ka karakterizuar në të gjitha detyrat që ka kryer deri tani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy