Teksa viti 2020-2021 kaloi i gjithi online, shpenzimet që universitetet kanë kryer gjatë pandemisë kanë qenë të njëjta si viteve të mëparshme. Në një studim të publikuar këtë të martë nga organizata qëndresa qytetare hidhen dyshime për abzuime të universiteteve ne tenderat.
Miliona euro janë dhënë nga drejtuesit e institucioneve arsimore për sigurinë e godinave, karburant makinash dhe ngrohje pavarësisht se mësimi zhvillohej online. Universiteti politeknik i Tiranës sipas studimit zë vendin e parë për shpenzime të administratës, ku në vitin 2020-2021 përveç pagave bazë ka shpenzuar 101 mijë e 900 Euro për dieta, në një kohë kur stafi pedagogjik ka punuar nga shtëpia dhe konferencat apo udhëtimet kanë qenë të kufizuara, ndërsa 50 mijë e 500 Euro për karburant makine.
Universitetet publike kanë kryer shpenzime të larta për blerje kancelarish dhe orendish zyrash, por nuk bëjnë transparente detajet e mallrave të blerë. Universiteti Politeknik ka shpenzuar 410 000 Euro për orendi zyrash pa publikuar detajet e tyre ndërsa Universiteti i Tiranës e ka përdorur pothuajse të gjithë buxhetin e këtij zëri 73 100 euro për të blerë letra A4.
Për kërkimin shkencor kanë shpenzuar vetëm Universiteti i Elbasanit dhe ai i Politeknikut në Tiranë.
Aktivistët por dhe vet student i bëjnë thirrje kontrolli i Lartë të Shtetit që të nisë menjëherë auditimin financiar të universiteteve publike duke marrë në shqyrtim buxhetet, bilancet, kontratat dhe gjendjen e magazinuar të mallrave të blera nga paratë e tarifave të studentëve



