Zyra e Orbanit: Hillary Clinton s'na jep dot leksione mbi demokracinë!

Zyra e Orbanit: Hillary Clinton s'na jep dot leksione mbi demokracinë!

"Kandidatja e dështuar në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, duhet të shohë veten pasqyrë përpara se të akuzojë kryeministrin hungarez Viktor Orban për mbytje të demokracisë", ka argumentuar një nga këshilltarët e lartë të Orban-it.

Duke patur në fokus fjalët lavdëruese të Orbanit për Trump-in, Clinton shigjetoi kandidatin republikan, duke e konsideruar Orbanin si një “diktator hungarez që vret demokracinë”.

Ajo ndau në platformën "X" një artikull të vitit 2018 duke pretenduar se politikat e tij të rrepta të imigracionit, reformat e diskutueshme gjyqësore dhe dëbimi i OJQ-së  "Fondacioni i Shoqërisë së Hapur" të filantropit  George Soros përbëjnë “fashizëm të butë”.

Balazs Orban, drejtori politik i zyrës së Viktor Orban, u përgjigj menjëherë më pas.

"E nderuar zonja Clinton," shkroi ai në X. "Më lejoni të ndaj me ju atë që mendoj se është vdekja e demokracisë: dëshira për të burgosur kundërshtarët tuaj politikë, dështimi për të organizuar zgjedhjet në mënyrë transparente dhe përpjekja për të zëvendësuar votuesit e pakënaqur me votuesit emigrantë. Për cilin shtet mendoni se vlen kjo?” 

Viktor Orban ka qenë i hapur për mbështetjen e tij për Trump, duke miratuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit dhe duke u takuar me të në Florida në fillim të këtij viti.

Udhëheqësi hungarez e ka konsideruar Trumpin si të vetmin politikan amerikan të aftë për t'i dhënë fund konfliktit të Ukrainës, duke pretenduar në disa raste se konflikti nuk do të kishte filluar kurrë nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy