
Organizatorët e takimit të kryeministrit Rama me shqiptarët e Athinës presin një pjesëmarrje prej 5-10 mijë veta. Në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit”, gazetari Artan Hoxha tha se policia greke pritet të jetë në gatishmëri, sepse është porositur se mund të ketë incidente.
Është një vizitë që Rama e bën privatisht në Athinë. Nuk janë njoftuar autoritetet greke. Thjesht u është thënë që të dielën do të jetë në qendër të Athinës dhe ka kërkuar leje për një takim të madh. Pretendojnë të mbledhin 5-10 mijë emigrantë. Ndaj kanë kërkuar një ambient të mbyllur dhe me hapësirë të madhe. Kur u mor vesh se për çfarë ishte ky aktivitet, drejtuesi i njësisë administrative ku ndodhet teatri Christmas deklaroi që nuk mund ta jepte ambientin. Ai ka thënë që takimi nuk mund të bëhet aty pasi në atë kohë, ambienti është i zënë. Ndërkohë është ndryshuar orari i takimit të Ramës dhe mbetet në fuqi kërkesa. Në mediat greke, kjo është bërë një çështje kryesore, sikur kryeministri grek po i kthen një përgjigje homologut shqiptar. Sipas mediave greke, Rama po i bën karshillëk homologut grek sepse shqiptarët kanë të drejtë vote.
Policia është porositur që mund të ketë incidente. Ky është një aktivitet që Rama e ka justifikuar me një vizitë, ku ai synon të flasë më shqiptarët që kanë ikur jashtë. Ky takim mund të niste nga një vend tjetër por nis nga Greqia.



