Vrau shokun e tij te “5 Maji”, lihet i lirë Marius Dema

Vrau shokun e tij te “5 Maji”, lihet i lirë Marius Dema

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marius Demën i cili vrau shokun e tij Mehmet Qemën te rruga “5 Maji” në 10 maj.

Gjykata e Apelit ka caktuar masën “arrest shtëpie” pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së parë me burg.

"Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.

Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës  “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane

- Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin  nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”.."

Kujtojmë se ngjarja e regjistruar më 10 maj të këtij viti kur Dema i cili mbante në dorë një armë tip pistoletë qëlloi drejt shokut të tij.

Pas ngjarjes Dema u largua dhe vetëm pas disa orësh arrati u dorëzua duke pranuar krimin e ndodhur.

Sipas Demës ai nuk ishte në dijeni se pistoleta kishte plumb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy