Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dritan Hoti deklaroi në MCN Live se Rusia e sheh Ukrainën si një vend që ka lidhje me rendin e ri që po projektohet të ndërtohet në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Për të kuptuar pse Putini zgjodhi intervencionin duhet të kuptojmë si është ndërtuar Rusia. Nuk e ka njohur përpunimin etik të Rilindjes. Kërkoi ta zgjidhte me mënyra arkaike, shqetësimin gjeopolitik dhe një shqetësim tjetër. Një Ukrainë e ankoruar në Perëndim do shtonte presionin drejt Rusisë. Një ofensivë ushtarake e stilit të vjetër lidhet me mënyrën se si Rusia i ka trajtuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Negociatat mëtojnë të arrijnë një ekuilibër dizsatifaksioni për të dyja palët. Shqyrtimi i mundësisë për përdorimin e armëve bërthamore do ketë ndikim te Irani dhe Koreja e Veriut. SHBA-të do jenë shumë më të ashpra me vendet jo demokratike që aksesojnë armë bërthamore. Putini theu edhe një simpati etnike mes vendeve sllave”, tha Hoti.
Ballkani është një zonë e lakmuar e influencave gjeopolitike. Ukraina është e lidhur me sensin e historisë së Rusisë. E sheh si një vend që ka lidhje me rendin e ri që po projekton të ndërtojë në ish-Bashkimin Sovjetik. Këtu shihet e përbashkëta me Adolf Hitlerin. Ai po kërkon një Rusi të konsoliduar në sfondin etno-linguistik. Do të jetë një fiasko me kosto për të. Putini vazhdon të ketë mbështetjen e mbi 50 për qind të shoqërisë ruse që ka një mendësi mesianike”, shtoi pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Ai paralajmëroi një anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe lëvizje të brendshme socio-politike në Rusi.



