Nga sot nisi zbatimi i masës që bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjediset e jashtme. Kryeministri Rama e cilëson një masë që ka gjetur mbështetjen e qytetarëve, ndonëse sot pasdite është parashikuar mbajtja e një proteste pikërisht kundër detyrimit për të mbajtur maskën.
“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë. Rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë. Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpia”, shkruan Rama sot në rrjetet sociale.
Megjithatë, në rrugë jo të gjithë ishin me maska sot. Një vëzhgim që LSA ka kryer përmes aparatit fotografik në rrugët e Tiranës tregon se një pjesë e qytetarëve e kanë sfiduar masën e re.



