Haradinaj reagon për “refuzimin” e vizës amerikane: Jam në pritje të procedurës, besoj te SHBA-të (VIDEO)

Haradinaj reagon për “refuzimin” e vizës amerikane: Jam në pritje të procedurës, besoj te SHBA-të (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është në pritje të vizës amerikane. Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj shkruan se është në pritje të procedurave për vizën që do t’i lejonte udhëtimin drejt SHBA-ve, ndërsa kujton rolin e këtyre të fundit në luftën për pavarësinë e Kososvës.  

“Të dashur qytetarë të Kosovës, më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO-ja na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritjeje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Reagimi i Haradinajt erdhi pasi në disa media u raportua se atij dhe bashkëshortes së tij i ishte refuzuar viza për në SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy