
Platforma më e re sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social, pritet të lançohet të hënën në App Store të Apple-it.
Kemi vendosur ta lançojmë në app store-n e Apple të hënën më 21 shkurt”, tha shefi ekzekutiv për “The Guardian”.
Platforma pritet ta rikthejë Donald Trump-in në rrjetet sociale pas një viti pasi ai u bllokua nga Twitter, Facebook dhe YouTube, lidhur me trazirat e 6 janarit, ku mbështetësit e tij sulmuan Capitol-in.
Më 15 shkurt, djali i madh i Trump, Donald Jr, postoi në Twitter një foto të llogarisë së verifikuar të babait të tij @realDonaldTrump në Truth Social me një postim:
Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t'ju shohë së shpejti!”



