Menaxhimi me koncesion i Butrintit/ Zhupa: Duhen masa urgjente, presim përgjigje edhe nga UNESCO (VIDEO)

Menaxhimi me koncesion i Butrintit/ Zhupa: Duhen masa urgjente, presim përgjigje edhe nga UNESCO (VIDEO)

Çështja e menaxhimit të Parkut të Butrintit, që sipas një marrëveshje të Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore, i është dhënë një partneri të huaj strategjik, vazhdon të jetë aktual në debate në politikën shqiptare.

Deputetja Ina Zhupa, në një komunikim me emisionin “MCN live”, thotë së vazhdojnë të kundërshtojnë këtë nismë të Ministrisë së Kulturës, i cili tashmë është gati ti jepen nga java tjetër fondacionit privat për menaxhim 10 vjeçar me koncesion.

Butriniti po bëhet gati të jepet javën tjetër një fondacioni privat për periudhën 10-vjeçare falas, por edhe me arkën 2.9 milion dollarë ti kaloj fondacionit me këtë aleancën që është krijuar për menaxhimin e Butrintiti.

Ky problem nuk ekziston në asnjë model tjetër të botës, është shpikje shqiptare. Në tërë botës, ose e menaxhon shteti vet, ose institucionet shtetërore përmes fondacioneve që e thërrasin privatin, porse rol maxhoritar ka shteti.

Sipas Zhupës, me këtë administratim, rrezikohet tjetërsimi i historisë kombëtare të mbart Parku Kombëtar i Butrintit.

Historia e një kombi mund te tjetërsohet në raste se shteti nuk është garant që të ruaj historinë dhe identitetin e tij, duke ua lënë në dorë cilido privati apo studiuesve të huaj që vijnë aty, të zgjedhur pa asnjë konkurs, ti po i le në dore edhe historinë edhe identitetin.

Pastaj ka të bëj me paratë që prodhon Butrinti dhe që investon.

I gjithë plani i menaxhimit të Burtinit është bërë nga 7 të huaj. Për planin e menaxhimit, jo vetëm që nuk ka për 10 vitet e ardhshme, nuk i ka pyetur dhe nuk i ka bërë pjesë e grupit të punës, aty janë veprat e Hocis, ndërkohë flitet për pasuri kombëtare dhe të gjithë arkeologet tanë që kanë punuar në Butrint, që njohin Butrintin, që janë specializuar më të, janë kundër këtij modeli të menaxhimit të Butrintit, dhe kundër modelit të dhënies së tij te privati.

Deputetja Zhupa, thotë poashtu se ndërtimet që parashikohen të bëhet këtu, duhet të shihen me mjaft kujdes, dhe se ajo ka çuar letër ankesë edhe në UNESCO, nga të cilët thotë se presin përgjigje.

Parashikohet se do të ketë ndërtimin e bareve, restorante, dyqane, etj,. Dhe në këto kushte gjithçka që bëhet në Butrint. Fillimisht kjo gjë duhet të shkoj ën Gjykatën Kushtetuese, sepse për mua dhe ekspertët, nëse miratohet një gjë e tillë, është antikushtetuese, antikonventes qe 1972,

Çështja e ndërtimeve, duhet pasur kujdes

I jam drejtuar me një letër zyrtare jo vetëm UNESCo-s, të cilët i kam vënë në dijeni për këtë që po ndodh në Shqipëri, dhe jam në bashkëbisedim me ta, për të pritur reagim zyrtar nga ta.

Me vjen mirë që edhe ASH po përshihet në këtë debat të rëndësishëm, sepse këta donin ta trajtonin Butrintin si mall tregtar, ndërkohë që Butrinti është historia dhe të gjitha këto janë nisma të ndërgjegjësimit të opinionit politik, që këto nuk çështje politike, nuk e besoj se është çështje e majtë apo e djathtë, por çështje e pasurisë kombëtare,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy