Një histori pasioni nga ato më të rrallat, 65 vjeç merr doktoraturën në fizikë dhe nis punën në NASA

Një histori pasioni nga ato më të rrallat, 65 vjeç merr doktoraturën në fizikë dhe nis punën në NASA

Të marrësh gradën doktor shkencash në fizikë në moshën kur del në pension. Graziano Chiaro është 65 vjeç dhe sapo e ka marrë këtë titull. Ai do të fillojë një punë të re në NASA, ndërkohë do të bashkëpunojë me Universitetin e Stanfordit. Për 65-vjeçarin nga Padova, “nuk është kurrë vonë për gjërat që duam, duhet thjesht dëshira për t’i arritur”.

I diplomuar për kimi dhe me një master në marketing dhe biznes, Chiaro ka punuar si menaxher në disa kompani italiane dhe amerikane.

Por astrofizika ka qenë gjithnjë pasioni i tij. Në vitin 2013, kur ishte 61 vjeç, ai la punën për t’iu përkushtuar pikërisht kësaj ëndrre. Ai fitoi konkursin për studimet e doktoraturës në Padova dhe nisi bashkëpunimin me Institutin e Fizikës Kozmike dhe Astrofizikës Hapësinore në Universitetin e Milanos.

Puna kërkimore e tij avancoi me hapa të shpejtë dhe nga shkurti i vitit të ardhshëm, Chiaro do të jetë në Universitetin Stanford, në Departamentin e Astrofizikës, për disa leksione. Më pas, në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard (NASA), në Maryland, SHBA.

Chiaro do të studiojë atje në fushën e fizikës hapësinore, konkretisht rrezatimi gama që lëshojnë vrimat e zeza, dhe mund të përdorë të dhëna nga satelitët dhe teleskopët e NASA-s.

Chiaro i ka thënë gazetës “Corriere della Sera” se askush nuk u habit me moshën e tij në NASA.

“Askush nuk ngriti vetullat, një shtrëngim dore dhe më uruan punë të mbarë. Në botën e shkencës, ajo që vlen më shumë është puna që ke bërë dhe publikimet shkencore që ke mbi shpatulla”, thotë ai.

Chiaro ka lënë në Venecia gruan dhe katër fëmijë. Për të gjithë ata që mendojnë se kanë hyrë në moshën kur duhet të dalin shëtitje në parqe e të pinë ndonjë kafe me moshatarët pensionistë, Chiaro ka një mesazh: “Duhet të kujtoni gjithmonë sekretin e toreadorëve para se të zbresin në arenë. Ato janë katër fjalët që në spanjisht nisin me C. Tru, zemër, kurajë dhe fat!”. / Corriere della Sera / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy