
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ia kursen Italisë mbështetjen për politikat që po ndjek së fundmi për emigracionin. Gjatë vizitës së kryeministrit Giusepe Conte në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se shumë vende të tjera në Europë duhet të ndjekin shembullin e Italisë.
"Unë jam shumë dakord me atë që po bëni për emigracionin legal dhe ilegal. Pajtohem me menaxhimin që po u bëni kufijve tuaj. Shumë vende të tjera në Evropë duhet të ndjekin shembullin e Italisë", tha Trump.
Gjatë vizitës në SHBA, Conte synon të sigurojë mbështetjen e presidentit amerikan, për një "dhomë kontrolli të përhershëm" midis SHBA dhe Italisë në Mesdhe për luftën kundër terrorizmit, më shumë siguri, emigracionin dhe mbi të gjitha Libinë.



