4 milionë të prekur nga gripi në Itali, epidemia më e rëndë në 14 vjet

4 milionë të prekur nga gripi në Itali, epidemia më e rëndë në 14 vjet

Pothuajse 4 milionë italianë janë prekur nga virusi i gripit. Shifrat dalin nga raporti i fundit epidemologjik i Institutit të Lartë të Shëndetit. Vetëm gjatë javës së dytë të janarit, nga ky virus janë prekur 823 mijë njerëz. Më të prekurit nga ky virus rezultojnë fëmijët.

Autoritetet shëndetësore në Itali thonë se një situatë të tillë nuk e kanë parë që prej vitit 2004. Përhapja e gripit këtë vit ia kalon edhe pandemisë së viteve 2009-2010.

Mundësia e ngjitjes së këtij virusi është shumë e lartë, pasi vaksina trivalente nuk mbron nga ky lloj gripi.

Në Itali deri tani janë regjistruar 30 të vdekur, ndërsa 140 të tjerë janë rëndë.

Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në rajonin e Lombardisë, 45 të sëmurë rëndë dhe 5 të vdekur.

Në 81 % të rasteve të vdekjeve, në rëndimin e gjendjes së të prekurve ka ndikuar një faktor shtesë, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare apo ato kronike të aparatit të frymëmarrjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy