Panairi i Klik Ekspo Group, rritje me 20% të shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Serbi

Panairi i Klik Ekspo Group, rritje me 20% të shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Serbi

Intervistë me Tatjana Beuk, përfaqësuese e Dhomës Serbe të Tregtisë

MCN: Zonja Beuk. Është kënaqësi që ju kemi këtu në Tiranë, në këtë panair.

BEUK: Faleminderit juve që më ftuat mua personalisht, por edhe Dhomën Serbe të Tregtisë.

MCN: Cili është interesi juaj në këtë panair në Shqipëri?

BEUK: Bizneset serbe kanë më shumë se 20 vite që operojnë në Shqipëri. Ndërsa prej më shumë se dhjetë vitesh, ne jemi pjesë e stendave të produkteve ndërkombëtare, sigurisht e mbështetur nga Dhoma Serbe e Tregtisë, por edhe Agjensia e Zhvillimit në Serbi. Kjo për shkak se Serbia po përpiqet që t’i hapë rrugën produkteve serbe, të tregtohen edhe në vende të tjera. Prandaj jemi këtu sot, për të gjetur partner potencialë, për bizneset tona.

MCN: Sa është vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë?

BEUK: Në dhjetë vitet e fundit, kemi trefishim të shkëmbimeve tregtare. Përshembull, tri vite më parë, shkëmbimet arrinin shumën e 8 milionë eurove, ndërkohë që këtë vit ne besojmë se do të arrijë 300 milionë euro. Por ne ende nuk e kemi arritur pikun e potencialit, për të dyja vendet., si për produktet serbe, ashtu edhe për ato shqiptare. Dhe sigurisht shpresojmë që në vijim, do të flasim për shifra më të mëdha.

MCN: Cilët janë sektorët më më interes për të investuar?

BEUK: Shqipëria dhe Serbia janë gjeografisht shumë afër, dhe janë fqinjë këtu në Ballkan, në Europë. Prandaj ndajmë disa gjëra të ngjashme, si prsh ushqimi i mirë dhe me cilësi, kjo sa i përket produkteve ushqimore dhe agrikulturës. Në të njëjtën linjë qëndron dhe industria e ndërtimit, të gjtiha materialet apo makineritë që vijnë në këtë sektor. Sigurisht Shqipëria po përjeton një periudhë ngritjeje ekonomike mbëhshetur në sektorin e turizmit. Por siç e thashë, në fushën e ndërtimit kemi nevojë për njëra tjetën dhe Serbia mund të jetë një partner për Shqipërinë në këtë fushë.

MCN: Po sa i përket turizmit, a kanë serbët interes për të vizituar Shqipërinë, dhe nga ana tjetër, po shqiptarët, interes për të vizituar Serbinë?

BEUK: Të dyja vendet shquhen në industrinë e turizmit, por për gjëra të ndryshme. Prsh natyra juaj dhe plazhet janë të mrekullueshme, dhe serbët po vvijnë në Shqipëri sidomos pas pandemisë, ku ju ishit një nga vendet më pak të mbyllura dhe me lehtësira të mëdha. Ndërkohë në Serbi shqiptarët mund të gjejnë turizmin malor, ture të vogla nëpër qytete, apo shërbime për kujdesin ndaj vetes. Kështu që të dyja palët kanë interes, për diçka që nuk e kanë vetë. Prandaj unë mendoj se jemi gati për të zgjeruar turizmin me njëri-tjetrin.

MCN: Cilat janë pengesat që bizneset serbe hasin në Shqipëri?

BEUK: Nuk e di nëse mund të flas për pengesa. Por ka raste ku duhet shumë më shumë kohë për të krijuar besimin e duhur për bashkëpunimet. Por tashmë jemi në fazën që konsiderohemi partnerë, partner të besueshëm dhe nuk kemi probleme praktike, apo probleme ligjore. Asnjëherë nuk janë raportuar probleme, por vetëm gjëra të vogla që janë normale në marrëdhëniet tregtare.

MCN: Për cilët sektorë kanë treguar më shumë interes shqiptarët në Serbi?

BEUK: Ka interes sigurisht. Por mungojnë kompani konkrete shqiptare, që kanë zyrat e tyre të vendosura në Serbi, apo zyra përfaqësuese. Por padyshim ka shumë interes. Ata vijnë bëjnë vizita, bëjnë takime dhe tregojnë qartë se janë duke u njohur me tregun. Ne besojmë që do zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.

MCN: A ka ndonjë produkt shqiptar, që është eksportuar në Serbi?

BEUK: Konsumatorët serbë tashmë janë mësuar të hanë ushqime dhe perimë të freskëta që vijnë si produktë shqiptare. Që nga janari, produktet shqiptare, janë të parat që happen në treg. Mund të përmend këtu kastravecat, frutat, pijët, por edhe vajin e ullirit. Padyshim që jeni një partner i besueshëm.

MCN: Do doja të përmendja pak edhe nismën e Ballkanit të hapur, që u propozua nga kryeministri Rama. A mendoni se pati  ndonjë efekt?

BEUK: Si përfaqësuese e Dhomës së Tregtisë, unë mund të them se inisiataiva ndikoi shumë pozitivisht, hapi rrugët tregtare, njohim njëra tjrën në Kufi. Jemi të knaqur me rezultatet e kësaj iniciative. Tani lëvizim me kartë identiteti. Mund të bëjmë edhe dy udhëtime në ditë, edhe kjo ka shkaktuar shumë lehtësira për ne. Nga perspetika jonë, ne jemi shumë të kënaqur.

MCN: Për të qëndruar në këtë pikë, ccfarë mendoni për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare mes Serbisë dhe Shqipërisë?

BEUK: Në besojmë se në 10 vite, ne do rrisim më shumë volumin e shkëmbimeve tregtare. Rritja duket nga 15-20%, por për ne si fqinjë kjo ka shumë rëndësi që të jemi në këtë drejtim, pra në rritje. Në vitin e ardhshëm, do jetë në rritje. Mund të them që shoh një të ardhme të ndritshme.

MCN: Zonja Beuk ishte një kënaqësi t’ju kishim në këtë intervistë.

BEUK: Faleminderit shumë. Faleminderit edhe organizatorëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy