
Një projektligji i ri që është hedhur për konsultim publik, ka të bëj me markat tregtare, një kategori kjo shumë e gjerë marrëdhëniesh dhe shkëmbimesh në treg.
Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, tha në "MCN economy", se rëndësia e këtij ligji ka të bëj me faktin se ajo rrit konkurrencën e drejtë mes kompanive por mbron njëkohësisht konsumatorin në treg.
Kemi të bëjmë me një kategori mjaft të rëndësishme që ka të bëj me prodhimin e mallrave dhe të shërbimeve për industrinë.
Keni parasysh se kemi të bëjmë me konkurrencën në treg nga njëra anë dhe më mbrojtjen e konsumatorit nga ana tjetër. Pra ju kuptoni që është e domosdoshme për të patur një konkurrencë të drejtë në treg që mallrat dhe shërbimet në treg të jenë të dallueshme nga njëra tjetra, pra të mos ngatërrohen. Kjo ka të bëj më lidhjet me konkurrencë,
E para me konkurrencë kuptojmë se praktikisht duhet ta dije konsumatori se çfarë malli merr, të mos kemi ngatërresa ndërmjet mallrave me njëra tjetër, janë dy mallra të ngjashme të të njëjtin qëllim të cilat e ke të vështirë të dallosh nga njëra tjera, natyrisht kjo është në kundërshtim me parimet e tregut.
Nga ana tjetër duhet të jetë e dallueshme në atë masë që konsumatori të dijë të dallojë. Puhatu edhe institucionet përkatëse.
Eksperti Buxhuku, shpjegon se si ky ligj dallon një kompani që investon jo vetëm në prodhimin e tij por edhe në marketing, në krahasim me një kompani tjetër që mund të ketë emër të ngjashëm dhe imitues me kompaninë serioze në treg.
Ti mund të kesh një kompani që prodhon një mall për atë shpenzon jo vetëm për malin pro edhe për marketingun.
Natyrisht këto janë të gjitha kosto, imagjinoni një kompani tjetër që prodhon dhe ka të njëjtin qëllim ai përdor një emër të ngjashëm dhe natyrisht duke qenë së ai ka një emër të ngjashëm në kushtet nëse s’do ta kishe markën e mbrojtur , ky mall që prodhohet nga kompani e dytë, duke qenë s nuk ka nevojë të ketë atë kostot dhe marketingu, ai nuk i ka këto gjera dhe praktikisht bën një konkurrencë të padrejtë në treg, shfrytëzon marketingun që ka bërë kompani nr. 1.
Dhe natyrisht kjo ngatërron konsumatorin ne treg dhe vë në vështirësi serioze konkurrencë.



