Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, në paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara është vetëdeklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se i ka lexuar të gjitha pikat e aktakuzës, duke shtuar se deklarohet tërësisht i pafajshëm.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat. Më lejoni të deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë ai.

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, ka kërkuar që Veseli të presupozohet i pafajshëm.

Ka njoftuar se Veseli është dorëzuar dhe me këtë rast, ai ka paraqitur edhe një letër.

“Z.Veseli duhet të presupozohet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Duke vijuar nga kjo, gjykata do të marrë parashtrim ose kërkesë që Veseli të lirohet deri në pritje të fillimit të gjykimit. Desha të shënohet në proces verbal, fakti se z.Veseli është arrestuar, ju si gjykatës duhet të dini se Veseli erdhi në gjykatë në bazë të një marrëveshjeje paraprake, vullnetarisht. Dorëzimi i tij vullnetar u bë me kërkesë të avokatit. Është e drejtë ta theksoj se ditën që u dorëzua ai ka dorëzuar deklaratë të cilën dua ta lexoj”, tha Emmerson.

Më pas, Emmerson lexoi letrën e Veselit.

“Pres që gjykatësit do të japin vendim të drejtë në fund. Kjo gjykatë është pjesë e ligjit tonë, nuk duhet të kemi mëri ndaj gjykatësve që punojnë në këtë Tribunal. Tribunali është pjesë e krijimit të Kosovës, do ta çojmë këtë kërkesë deri në fund”, thuhet ndër tjera në letrën e Veseli.

Pas kësaj, ish-kryeparlamentari i Kosovës ka thënë se s’ka asgjë për të shtuar për këtë deklaratë.

Kadri Veseli do të mbetet në paraburgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy