Letra e mjekut: E përqafova babin në vendin tuaj

Letra e mjekut: E përqafova babin në vendin tuaj

"Babain e përqafova unë në vendin tuaj, para se ta dërgonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur". Këto ishin fjalët e ngushëllimit që një mjek nga spitali i Crema i shkruajti një vajze, e cila la babanë e saj të shtruar në spital, ndërsa ende ka nënën e saj që po lufton me koronavirus.

Viktima ishte një farmacist i njohur në zonën e Kremonës në Itali. Vajza e tij është mirënjohëse ndaj mjekëve që përvecc punës së tyre tregohen dhe mjaft human  në këtë betejë të vështirë.

Ai gjithashtu shkruan: "Ne u munduam shumë që babai juaj të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë".

Vajza e viktimës tregon që falë mjekëve ata arritën të përshëndeten me babain nëpërmjet telefonit. Unë dhe djemtë e mi arritëm t'i themi dy fjalë.

"Unë u mundova shumë, i dhash gjithë oksigjenin e mundur. Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua tju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të", janë fjalët rrënqethëse në letrën e mjekut.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy