Kupola e “Hagia Sophia”-s do të çmontohet për restaurim

Kupola e “Hagia Sophia”-s do të çmontohet për restaurim

Kupola ikonë e Hagia Sophia në Stamboll do të çmontohet si pjesë e një projekti të gjerë restaurimi për të ruajtur integritetin strukturor të monumentit historik, njoftoi gazeta turke “Hurriyet”.

Ahmet Guleç, një anëtar i komitetit shkencor që mbikëqyr punën, tha se projekti do të fokusohet në fasadën kupolës për shkak të mozaikëve të ndërlikuar në brendësi të saj. 

"Ndërhyrja strukturore nga poshtë është pothuajse e pamundur," shpjegoi Gulec. "Restaurimi do të fillojë duke hequr kupolën plumbit dhe materialet me bazë çimento që kanë shkaktuar dëme me kalimin e kohës." Riparimet, që pritet të fillojnë në mars ose prill në pritje të miratimit, do të përdorin materiale dhe teknika në përputhje me ndërtimin origjinal të ndërtesës.

Do të vendoset një çati e përkohshme për të mbrojtur objektin e kultit nga kushtet atmosferike, duke lejuar punën e pandërprerë. Riparimet shtesë do të trajtojnë dëmtimet në fasadat veriore dhe lindore, duke zëvendësuar materialet jo origjinale me ato tradicionale "osmane".

Kujtojmë që “Hagia Sophia” u ndërtua si kishë dhe u shndërrua në një xhami në vitin 1453, e mandej në një muze në vitin 1935, për t’u rikthyer sërish në xhami me një vendim të Erdogan në vitin 2020, i cili zgjoi shumë polemika. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy