
Pedagogu Shpend Gashi thotë se është fakt që Irani po përgatit armën bërthamore e gjithë industria iraniane është vendosur në shërbim të këtij fakti.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Ccanit në MCN TV, ai deklaroi armatosja e Iranit i shërben shmangies totale të një lufte bërthamore.
E vetmja herë që bomba bërthamore është përdorur, ishte nga një vend që e zotëronte, tek një vend që nuk e zotëronte.
Kur e zotërojnë të gjitha vendet ti duhet të nënshkruash një traktat.
Amerika deri më sot e ka parë Iranin si një vend islamik apo fondamentalist, ndërsa nesër mund ta shohë edhe si aleat.
Është fakt që kjo bombë që është shkatërruese do bjerë edhe në mendjet shkatërrimtare një ditë.



