Përjashtimi i Berishës, Albina Deda: Vendim personal i Bashës

Përjashtimi i Berishës, Albina Deda: Vendim personal i Bashës

Ish deputetja e PD, Albina Deda, në një intervistë në studion e MCN u shpreh se vendimi i Lulzim Bashës për ish-kryeministrin Sali Berisha, u shpreh se ky është një vendim pa ndërgjegje dhe personal.

Sipas Dedës nëse Basha do të hidhte në votim vendimin për përjashtimin e Berishës ai nuk do të arrinte të siguronte mjaftueshëm vota për të përjashtuar ish-kryeministrin.

“Jam mbështetëse e Sali Berishës deri në 2013 dhe tashmë jam në çdo hap me zotin Basha. Ne nuk morëm dot votat, ne kemi hyrë në zgjedhje me humbje. Pas vendimit të Bashës, demokratët kishin humbur zgjedhjet, nuk krijonte dot besim dhe elektorat dhe erdhi momenti që Ambasada Amerikane ndërhyri.

Basha dha vendimin personal dhe tha ndër të tjera që është i shantazhuar pra është një kryetar që shantazhohet. Ne nuk jemi kundër vendimit të amerikanëve, nëse ata kanë fakte ti sjellin. Kur nuk ka një fakt të vetëm, ne do ta mbrojmë zotin Berisha. Nuk ka mundësi zoti Basha të marrë vota aq sa Berisha nëse do ta hidhte në forum për votim, këtë ta them me siguri. Ka qenë një vendim pa ndërgjegje dhe personal.”, u shpreh Deda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy