Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Alfred Çako analizoi ndikimin e Xhorxh Soros përmes fondacionit të tij në politikën e vendeve të ndryshme të botës. Ai tha se Soros nuk i fsheh qëllimet e tij për përfitime ekonomike nga ky lloj investimi. Ai shtoi se si njeri i Sorosit, Rama nuk shihet me sy të mirë nga administrata amerikane.
Hetime po bëhen ndaj organizatave. Ka një lëvizje “No Kings” në Amerikë. Janë arrestuar liderët e lëvizjeve. Nga hetimet po dalin lidhje financiare. Sorosi ka paguar 32 miliardë dollarë për dy dekada për Shoqërinë e Hapur dhe ka vendosur njerëzit e vet kudo.
Në moshën 36-vjeç ai ia kaloi perandorinë djalit, Aleks. Ky deklaroi se do të ketë si pikësynim që të fitojë edhe nga investimet e bëra në politikën e vendeve të ndryshme. Pra nuk i fsheh qëllimet për përfitime ekonomike.
Kudo në botë ku vepron Deep State, Sorosi është frontman. E përdorin bankierët si njeriun e tyre. Ramën nuk e shohin me respekt në administratën e SHBA. Unë mendoj se SHBA do të prishin marrëveshjen e tretë mes Ramës dhe Berishës për të qeverisur Shqipërinë deri në 2040. Mendoj që mund të jetë kërkuar përshpejtimi i goditjes së Berishës. Mendoj se nuk do të ketë më marrëveshje dhe do të vijë një klasë e re politike në Shqipëri.



