
Dukagjin Lipa është zyrtarisht një nga baballarët më seksi në Britaninë e Madhe.
“The Sun” e ka futur atë në një listë me babain e këngëtares Perrie Edwards, atë të Holly Willoughby, modeles Molly-Mae Hague dhe të Heidi Klum. Në artikullin dedikuar baballarëve të famshëm më të pamshëm, babai i Dua Lipës është cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse.
“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruan gazeta britanike teksa i referohet këngës hit të saj, “Hotter than hell”.
Dukagjin është vlerësuar edhe për mënyrën ideale të të menaxhuarit të karrierës së vajzës së tij. I pari që u shpreh hapur për pamjen e 51-vjeçarit ishte prezantuesi Jack Whitehall.



